Mercedesi ka konfirmuar çmimin për modelin e ri GLE me naftë e hibrid, i cili do të fillojë nga 71 mijë euro.
Mercedes GLE De plug-in hibrid do të ketë një motorë 2.0 litërsh me katër cilindra i cili prodhon 191 kuajfuqi dhe tjetrin elektrik i cili gjeneron 134 kuajfuqi.
GLE 350 De është njëri nga 20 modelet plug-in hibrid “EQ Power” që Mercedesi do të lansoj deri në fund të 2020-ës, transmeton Koha.net.
Sikurse edhe modelet EQ krejtësisht elektrike, modelet me teknologjinë plug-in hibrid do të adaptohen në të gjithë linjën e Mercedesit.
{gallery}