Tifozët e Ferrarit dhe të Formula 1 tashmë kanë mundësinë të zotërojnë një pjesë të historisë së këtij kampionati, pasi motori i bolidit kampion tashmë ka dalë në shitje.
Bëhet fjalë për një motor V10 që është përdorur në sezonin 2003, kur skuderia e Ferrarit doli kampione në konkurrencë indviduale me Michael Schumacherin dhe në konkurrencë të përgjithshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak muaj më parë u shit bolidi kampion i McLaren dhe pronarit të ri i kushtoi rreth 2 milionë dollarë. Kësaj here, në pyetje është vetëm motori, jo i gjithë bolidi, andaj çmimi pritet të jetë më i ulët.
Motori i Ferrarit mban shënimin F2003-GA për nder të presidentit të Fiatit, i cili vdiq në fillim të atij sezoni. Motori 3.0-litërsh ka 10 cilindra dhe zhvillon 845 kuaj fuqi. I krijuar nga alumini dhe magnezi, është relativisht i lehtë dhe është projektuar për të mbajtur Ferrarin përpara konkurrencës.
Zhvillimi i motorit u drejtua nga Paolo Martinelli së bashku me Giles Simon, ndërsa një ekip tjetër projektoi shasinë nën udhëheqjen e drejtorit teknik të atëhershëm të Ferrarit, Ross Brown.
Ndërsa sezoni vazhdonte, Ferrari gjithnjë e më shumë po thellonte diferencën me kundërshtarët dhe në shtegun Suzuka në Japoni, fitoi titullin.
Në fakt, motori i nxjerr në shitje nuk ka pistona dhe pjesa të tjera kryesore, ka vetëm bllokun, boshtin me gunga, kokat e cilindrave dhe kapakun e boshtit me gunga. Ekzistojnë gjithashtu kushinetat dhe kandelat e motorit origjinal.
Tash në Formula 1 përdorën motorët V6, kurse ata V10 kanë mbetur një kujtim i bukur.
Ankandi zgjat deri të premten. /autoblog