Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Del në shitje për 4.9 mln dollarë Ferrari i famshëm i Schumacherit

Vetura Ferrari F300 e drejtuar nga shoferi legjendar gjerman i Formula 1, Michael Schumacher, në vitin 1998 ka dalë në shitje.

Formula 1 pati disa epoka të pabesueshme, dhe ndër pesë më të mirat është sigurisht ajo me motorë V10 kur shtatë herë kampioni botëror Schumacher voziti për Ferrarin. Vetura F1 e Ferrarit me një motor V10, veçanërisht ajo e drejtuar nga Schumacherit, del në shitje sot, por entuziastët tani kanë një mundësi fantastike për të zotëruar një pjesë të historisë dhe për të blerë një Ferrari F300 të vitit 1998 për 4.9 milionë dollarë.

Është një veturë në të cilën Schumacheri fitoi vendin e dytë në garën për Çmimin e Madh të Luksemburgut më 1998. Tifozët do të kujtojnë se ai ishte në pole position për atë garë, ndërsa Mika Hakkinen ishte i treti teksa ngiste veturën McLaren-Mercedes.

Schumacher voziti të njëjtën veturë në Suzuki, ai siguroi sërish pole position, por goma i plasi për shkak të mbetjeve në pistë, kështu që Hakkinen fitoi dhe u bë kampion bote.

Nuk ka detaje rreth veturës, dhe ndërsa ajo ishte aktive në gara, F300 fuqizohej nga motori 3.0 litërsh V10 i Ferrarit. Ishte fillimi i epokës së Ferrarit V10 dhe gjermani ishte absolutisht dominues në pjesën e parë të viteve 2000. Ai fitoi pesë tituj botërorë me Ferrarin deri në vitin 2004, më pas ishte i treti më 2005, dhe më 2006 V10 u tërhoq dhe filloi të përdorte motorin V8 2.4 litra.