Një bolid Ferrari i drejtuar nga Eddie Irvine në Çmimin e Madh të Spanjës më 1997 është nxjerr në shitje.
Bëhet fjalë për bolidin e modelit F310B, që u prodhua në nëntë kopje gjatë sezonit 1997, tre të përdorur ekskluzivisht nga Michael Schumaceher, dy nga Eddie Irvine, ndërsa të tjerët ishin të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShasia numër 176 u përdor vetëm gjatë garës së Çmimit të Madh të Spanjës më 1997 dhe Irvine nuk e ka drejtuar atë që atëherë. Irlandezi ishte i njëmbëdhjeti në kualifikime dhe pati probleme me gomat gjatë garës. Situata u përkeqësua nga një dënim me ndalesë prej 10 sekondash për shkak të injorimit të flamujve blu dhe Irvine përfundimisht përfundoi i 12-ti, kurse legjenda Schumacher doli i katërti.
Në fund të sezonit, Ferrari e mbajti bolidin në koleksionin e tij, por në vitin 1998 ia shiti atë Michael Gabelit nga Gjermania. Vetura u ble më pas nga një koleksionist tjetër gjerman, i cili e mbajti për 22 vjet.
Bolidi ka kaluar vetëm 320 kilometra dhe ende ka rripat origjinalë Sabelt si dhe gomat e shpenzuara nga gara në Spanjë, Goodyear. Gjithashtu, ka motorin origjinal V10 i çiftuar me një transmision gjysmë-automatik sekuencial me shtatë shpejtësi e me tehe për të ndryshuar marshin.
Çmimi do të vendoset bazuar në kërkesën e klientëve. /klix
