Gjiganti teknologjik Bosch ka ridizajnuar tërësisht “pajisjen” kundër diellit në veturë, një nga pjesët më të vjetra dhe më bazike, duke i dhënë formë të re.
“Virtual Visor”, i shpalosur para debutimit në Consumer Electronics Show në Las Vegas, bllokon rrezet e diellit teksa i jep shoferit pamje të papengueshme të rrugës përpara.
Kjo pajisje është e madhësisë së njëjtë dhe formës së njëjtë me “maskën” e zakonshme.
Megjithatë, ky është një panel transparent që përmes inteligjencës artificiale analizon pamjet që dërgohen nga kamera e përparme e cila monitoron shikimin e shoferit dhe reagimet e tij. Kjo kamerë monitoron se si dielli po e godet fytyrën e ngasësit. Në bazë të reagimeve të syve, ajo e kupton nga po vjen dielli dhe automatikisht e bllokon atë pjesë. Procesi ndodh në kohë reale.
Bllokimi i diellit krijon një hije sikur syzet e diellit.
Boschi nuk ka bërë të ditur se kur do të lansohet pajisja.

-
Mercedesi nuk ndalet, dëshiron edhe më shumë ekrane brenda veturave
-
Mercedesi synon teknologjinë që i pengon shoferët ta ndezin veturën kur janë të dehur
-
“Revolucion” nga Hyundai, goma dimërore me zinxhirë të integruar
-
“Vetura e ëndrrave”, BMW-ja shumëngjyrëshe
-
Porsche me teknologji që iu ndihmon shoferëve të mos e shkelin ligjin