Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi nuk ndalet, dëshiron edhe më shumë ekrane brenda veturave

Mercedesi është një prej brendeve që ka vendosur më së shumti ekrane në vetura. Megjithatë, brendi luksoz gjerman nuk e ka në plan të ndalet.

Duke folur për “Autocar”, shefi i departamentit të teknologjisë në Mercedes, Markus Schafer, ka thënë se kompania është në trajektore “ku do të shihni edhe më shumë ekrane në vetura”.

“Veçantia e radhës? Ekrani nga skaji në skaj. Mercedesi do të jetë krejt ekran nga e majta në të djathtë. Ky është evolucioni i ardhshëm”, ka thënë ai.

Schafer ka premtuar “përvojë të jashtëzakonshme” me teknologjinë OLED. Ekrani i ri do të jetë më i gjerë se 1.4 metra.

Sikur Mercedesi, ekrane të mëdha e të shumta kanë premtuar edhe në Audi e BMW. Qëllimi i të gjithë prodhuesve është heqja e butonave tradicionalë dhe integrimi i funksioneve nëpërmjet ekraneve të mëdha e të ndjeshme në prekje.