Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes-Benz, është i interesuar për teknologjinë e kompanisë koreano-jugore PiQuant, e cila pengon shoferët të ndezin veturën nëse janë nën ndikimin e alkoolit.
Teknologjia e re e kompanisë koreano-jugore kontrollon nëse shoferi është i dehur duke skanuar gjurmët e gishtave të tij, raporton “Business Korea”.
Sipas zhvilluesve, teknologjia mund të futet në butonin kur ndizet motori dhe shoferët nën ndikimin e alkoolit nuk do të mund të ndezin veturën ose do të kalojnë në një sistem automatik drejtimi.
Kompania PiQuant arriti të zhvillojë një teknologji të bazuar në spektroskopi, e cila mat sasinë e alkoolit në gjak vetëm duke prekur gishtat.
Artikuj të ngjashëm
-
Mercedesi planifikon të krijojë vetura inteligjente me teknologji kineze
-
Mercedesi nuk ndalet, dëshiron edhe më shumë ekrane brenda veturave
-
Paralajmërohet një kamerë që do të zbulojë shoferët e dehur
-
Veturat Mercedes-Benz do të kenë “superkompjuter”, zbulohet partneriteti me Googlen
-
Mercedesi planifikon të ulë kostot me disa miliardë euro në vit