Grupi Hyundai-Kia ka prezantuar një risi të re që mund të shfaqet në vetura të reja në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për gomat me zinxhirë të integruar për përdorim dimëror që thjesht aktivizohen nëpërmjet një mekanizmi elektrik, shkruan Autoblog.
Hyundai dhe Kia kanë prezantuar një zgjidhje që premton të revolucionarizojë gomat e dimrit. Në veçanti, kompania e Koresë së Jugut ka zbuluar një teknologji të re që lejon integrimin e zinxhirëve dimëror direkt në goma dhe që funksionon përmes një mekanizmi të thjeshtë elektrik.
Zinxhirët aktivizohen ose çaktivizohen duke përdorur një buton brenda veturës. Kur shtypet butoni, modulet i shtyjnë zinxhirët mbi sipërfaqen e gomës ose e kundërta. Mund të mos jenë vërtet zinxhirë klasikë, sepse modulet nuk janë të lidhura, por më e rëndësishmja është që ato kryejnë të njëjtin funksion.
Krahasuar me ato të zakonshmet, këto goma inovative që përmbajnë zinxhirë përbëhen nga një montim i veçantë me brazda radiale.
Gjatë vozitjes normale, zinxhirët fshihen në goma në formë L, kështu që ato nuk pengojnë vozitjen.

Me këtë mekanizëm, shoferët do të jenë në gjendje të identifikojnë më lehtë konsumin e gomave bazuar në atë se sa të dukshëm janë zinxhirët kur nuk janë në funksion. Teknologjia e re është në pritje të patentës në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.
Grupi Hyundai-Kia ka shprehur dëshirën për të prodhuar në masë goma të tilla për t'u përshtatur në modelet e veta të ardhshme të veturave pas hapit të ardhshëm të zhvillimit teknologjik, testeve të qëndrueshmërisë dhe performancës dhe rishikimit rregullator.
VIDEO: