Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Dalin fotografitë e MINI Cooperit të ri

Gjenerata e ardhshme elektrike e modelit MINI Cooper është fotografuar gjatë incizimeve të një filmi në Los Angeles. MINI Cooper i ri ka dizajn të ri, por që ruan tiparet kryesore historike të modelit. Vetura pritet të lansohet publikisht për pak muaj.

Falë largimit të mbulesave plastike të rrotave, që kanë definuar dizajnin e MINI-it që nga debutimi më 2000, vetura duket dukshëm më ndryshe, shkruan "Auto-Express".

Vetura ka ndryshime edhe në grilë e në drita. Ndryshimet janë edhe në interier, me teknologjinë më të avancuar.

Cooperi ka qenë sinonimi i versioneve sportive të MINI-t, por duke nisur nga gjenerata e re, emri do të jetë model në vete. Vetura elektrike do të prodhohet në Kinë, në një platformë të zhvilluar bashkë nga BMW-ja dhe GreatWalli kinez.

Modelet benzinë do të jetojnë, me pak ndryshime në modelet ekzistuese.

Vetura bazë elektrike Cooper E do të ketë bateri 40kWh, ndërsa ajo më e fuqishme 54. Të dyja ofrojnë mundësinë e kalimit nga 320 kilometra distancë deri në 400 kilometra.

Edhe Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri Auto 1 muaj më parë Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri

Modelet Cooper do të vijnë para lansimit të Countrymanit të ri. Vetura elektrike pritet të lansohet në dy muajt e ardhshëm.

{gallery}