Auto

BMW udhëheq nominimet për Veturën e Vitit

Ceremonia “World Car Awards” ka publikuar modelet finaliste në garën për Veturën e Vitit 2023.

Brendi i madh, BMW i prin garës me pesë nominime. Ndiqet nga Kia dhe Nissani me nga katër. Land Roveri ka dy nominime në kategorinë luksoze me Range Roverin dhe Range Rover Sportin, ndërsa Lucid Air me veturë elektrike po ashtu garon në dy kategori.

Kandidatët në listën e ngushtë për Veturën e Vitit janë: Alfa Romeo Tonale, BMW 2 Series Coupe, BMW X1/iX1, Honda HR-V/ZR-V, Hyundai Ioniq 6, Kia Niro, Mazda CX-60, Mercedes-Benz C-Class, Nissan Ariya dhe Nissan Z.

Të nominuar për veturën më të mirë elektrike janë: BMW i7, Genesis GV60, Hyundai Ioniq 6, Kia Niro EV dhe Lucid Air.

Lista e ngushtë e kandidatëve për veturën më të mirë luksoze përfshin: BMW 7 Series/i7, Genesis G90, Range Rover, Range Rover Sport dhe sërish Lucid Air.

Në kategorinë për veturën me performancën më të mirë të nominuar janë: BMW M4 CSL, Kia EV6 GT, Nissan Z, Porsche 911 GT3 RS dhe Toyota GR Corolla.

Citroen C3, Ora Funky Cat dhe Volkswagen Taigo janë tri modelet në garë për veturën më të mirë urbane.

Kategoria e veçantë është ajo e dizajnit. Përballë jurisë do të jenë: Cadillac Lyriq, Hyundai Ioniq 6, Range Rover, Lucid Air dhe Nissan Z.

“World Car Awards” është garë në të cilën 82 gazetarë ndërkombëtarë të automobilizmit nga 24 shtete zgjedhin veturat më të mira të botës. Veturat duhet të shiten në të paktën pesë shtete, ose të paktën dy kontinente para 1 janarit të vitit kur mund të shpërblehen. Gara daton që nga viti 2003.

Fituesit do të prezantohen në panairin e veturave në New York Auto Show më 5 prill.

Fituesit e shkuar:

• 2022: Hyundai Ioniq 5

• 2021: Volkswagen ID.4

• 2020: Kia Telluride

• 2019: Jaguar I-Pace

• 2018: Volvo XC60

• 2017: Jaguar F-Pace

• 2016: Mazda MX-5

• 2015: Mercedes C-Class

• 2014: Audi A3

• 2013: Volkswagen Golf

• 2012: Volkswagen up!

• 2011: Nissan Leaf

• 2010: Volkswagen Polo