Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hyundai Ioniq 6, vetura numër një për vitin 2023

Hyundai ka rrëmbyer çmimin kryesor si Vetura më e mirë e vitit 2023, me Ioniq 6 që u zgjedh si “Vetura Botërore e Vitit, “Dizajni më i mirë”, “Vetura elektrike më e mirë”, ndërsa shefi i dizajnit, Sangyup Lee u zgjodh “Personi i veturës botërore të vitit”, shkruan AutoExpress.

Është viti i dytë me radhë që Hyundai fiton çmimin e përgjithshëm të “Veturës botërore të vitit” që jepet nga World Car, pas suksesit me Ioniq 5 vitin e kaluar.

“Ne jemi të emocionuar që marrim këtë nder prestigjioz dy vjet radhazi, i cili njeh talentet e jashtëzakonshme dhe përpjekjet e pandërprera të të gjithëve në Hyundai Motor Company për të sjellë në treg veturat elektrike si IONIQ 6”, ka thënë shefi i Hyundait, Jaehoon Chang.

Juria e "World Car Awards" votoi Ioniq 6 si veturën numër një në botë përpara Kia Niro dhe BMW X1 / iX1. Mercedes-Benz C ishte gjithashtu në finale.

Fituesit e tjerë të veturave botërore përfshinin Citroen C3 që u zgjodh “Vetura Urbane e Vitit” dhe vetura e re tërësisht elektrike Lucid Air që u zgjodh “Vetura Luksoze e Vitit”.

Edhe BMW udhëheq nominimet për Veturën e Vitit Auto BMW udhëheq nominimet për Veturën e Vitit

Fituesit e tjerë të çmimit “Vetura botërore e vitit” ndër vite ishin: Hyundai Ioniq 5 (2022), Volkswagen ID.4 (2021), Kia Telluride (2020), Jaguar I-Pace (2019), Volvo XC60 (2018), Jaguar F-Pace (2017), Mazda MX-5 (2016), Mercedes C-Class (2015), Audi A3 (2014), Volkswagen Golf (2013), Volkswagen up! (2012), Nissan Leaf (2011) dhe Volkswagen Polo (2010).

“World Car Awards” është garë në të cilën 82 gazetarë ndërkombëtarë të automobilizmit nga 24 shtete zgjedhin veturat më të mira të botës. Veturat duhet të shiten në të paktën pesë shtete, ose të paktën dy kontinente para 1 janarit të vitit kur mund të shpërblehen. Gara daton që nga viti 2003.