Edhe BMW Series 8 më e re ka kaluar nëpër duar të kompanisë së njohur gjermane, AC Schnitzer, ku premierën do ta mbajë në panairin e ardhshëm të veturave të modifikuara në Essen, Gjermani. Kjo kompani, tani e ka bërë 8-shin e ri të ketë pamje ‘agresive’.
{gallery}
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaketa për modifikimin e këtij 8-shi të ri përmban rrotat AC Schnitzer AC3 dhe AC1 nga alumini prej 20 dhe 21-inç, aerodinamikën nga fibra të karbonit, tubat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, amortizatorët sportivë (tani modeli është më i ulët për 20-25mm në pjesën e përparme dhe 10-15mm në pjesën e pasme), si dhe disa opsione për zgjedhje të elementeve për modifikimin e interierit, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, AC Schnitzer për këtë Series 8 të ri ofron edhe paketën për përforcimin e motorit, ku BMW M850i ajo e ka përforcuar në 600 kuajfuqi ndërsa BMW 840d në 380 kuajfuqi.