Kompani e njohur gjermane AC Schnitzer, e cila merret me modifikimin e veturave, tani në ofertën e saj ka edhe paketën për modifikimin e modelit elektrik i3 të BMW-së.
AC Schnitzer për këtë BMW i3, ndër të tjera, ka zgjedhur amortizatorët e rinj gjë që tani ky model elektrik për qytet është më i ulët për 20 mm për dallim nga ai standard, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, kjo kompani ka zgjedhur edhe mbrojtësin e përparmë “AC Schnitzer” shtesë (spoiler), mbrojtësin e pasmë “AC Schnitzer” shtesë (spoiler) mbi çati, etiketën “AC Schnitzer”, pedalet “AC Schnitzer”, etj.
Sa i përket motorit, ky i3 me pamje të re sipas AC Schnitzer tani ka motorin e përforcuar në 192 kuajfuqi.
Për më tepër, shikoni videon.