Gjenerata e re e X4-shit të BMW-së ka kaluar nën tretmanin e kompanisë së njohur që modifikon veturat, AC Schnitzer.
Kjo kompani për këtë Sports Activity Coupe, ndër të tjera, ka përgatitur një paketë të re për aerodinamikën dhe set të ri të rrotave nga alumini, transmeton Koha.net.
AC Schnitzer për këtë X4 ofron rrotat “AC Schnitzer AC1” prej 19 ose 20-inç nga alumini si dhe paketën nga fibra të karbonit për aerodinamikën e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi bagazh, si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer).
{gallery}
Gjithashtu, kjo kompani ofron edhe gypat e reja të sistemin të shkarkimit të gazrave, amortizatorët sportiv (vetura tani është më e ulët për 20 ose 25 mm), mbishkrime “AC Schnitzer”, si dhe disa elemente sipas dëshirës së blerësit për interier.
Lexoni edhe:
AC Schnitzer, po ashtu, ofron edhe paketat për përforcimin e motorëve dhe kështu modeli X4 xDrive30d është përforcuar nga 265 në 315 kuajfuqi, ndërsa ai X4 M40d nga 326 në 380 kuajfuqi.