Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

AC Schnitzer prezanton paketën e re për BMW Z4

Foto: BMW Blog

Kompania e njohur AC Schnitzer është duke përgatitur paketën për modifikimin e modelit të ri Z4 të BMW-së (G29).

Tani për tani, AC Schnitzer ka prezantuar vetëm setin e ri të rrotave nga alumini – AC1 dhe AC3 në dispozicion me më shumë ngjyra, transmeton Koha.net.

{gallery}

Megjithatë, kjo është vetëm fillimi pasi që kjo kompani është duke përgatitur edhe paketën për aerodinamikën, pasqyrat e reja, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, sistemin më të fortë të frenave, modifikimin e interierit, si dhe paketën për përforcimin e motorit.