Pak ditë pas zbulimit të Serisë 1, BMW prezantoi edhe X1 e përditësuar.
Në plan të parë janë komponentët e ridizajnuar të pjesës së përparme dhe të pasme të karrocerisë që shoqërojnë gjuhën aktuale të dizajnit të BMW.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Enterieri është rifreskuar në përputhje me pjesën e jashtme, me shumë ngjyra të reja, transmeton kp.
Pasi tashmë është bërë standard në modelet e reja të BMW-së, edhe rifreskimi i X1 ka një maskë më të madhe që lidhet si ajo në Serinë 1.
Në enterier ndodhet përzgjedhësi i ri elektronik i marsheve në tastierë qendrore, ekrani multimedial 6.5 inç, ndërsa klientët mund të zgjedhin edhe një enterier të mbuluar me lëkurë Dakota.
Motori ka katër cilindra 2.0 litra që sigurojnë 228 kuaj fuqi nën shenjën xDrive28i përshpejton në 6.3 sekonda.
X1 gjithashtu debuton një version hibrid të xDrive25e me një turbombushës me 125 kuaj fuqi dhe një motor elektrik me 95 kuaj fuqi që lejon vetëm 50 kilometra udhëtim me energji elektrike dhe një konsum prej vetëm 2 litra në 100 kilometra.