Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW përgatit modifikim të vogël për Series 1

Hatchbacku i BMW-së Series 1 mori një modifikim të vogël përmes paketës Edition M Sport Shadow, ashtu sikurse që ështhë bërë një vit më parë.

Series 1 Edition M Sport Shadow është në dispozicion në versionet me tre dyer dhe pesë dyer dhe vjen si zëvendësim për paketën M Sport, transmeton KosovaPress.

Si pjesë standarde e paketës, BMW ka përfshirë dritat LED me një hije të zezë, dritat për mjegull LED dhe dritat e pasme të ndezura.

Gjithashtu, Series 1 Edition M Sport Shadow do të jetë në dispozicion nga nëntori. BMW, po ashtu, ka përgatitur edhe versione të reja X1 dhe X2.

SDrive20d i ri vjen me një turbodizel me katër cilindra 2.0 litërsh që zhvillon 190 kuajfuqi me marshin automatik Steptronic me tetë shpejtësi dhe përshpejton nga 0-100 km/h për 7.9 sekonda.

X2 është i pajisur me xDrive18d me 150 kuajfuqi, dhe ky crossover me naftë me marshin me tetë shpejtësi Steptronic gjithashtu arrin 100 km në orë për 9.4 sekonda.