Audi është duke ngadalësuar prodhimin për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë. Kjo mungesë po cilësohet si “krizë mbi krizë”.
CEO-ja i saj, Marcus Duesmann, ka thënë se kanë synim t’i prodhojnë 10.000 vetura më pak në tremujorin e parë të vitit dhe t’i vendos më shumë se 10.000 punëtorë në terren.
Kompania tjetër, Volkswagen, ka njoftuar njësoj se ka ngadalësuar prodhimin për shkak të çipave derisa një rënie e tillë është cilësuar si befasi e papritur.
Porositja e çipave kompjuterikë nuk po cilësohet si punë e lehtë për arsye se kërkesa për furnizim është e madhe.
“Kërkesa është e lartë dhe furnizimi është i ngushtë dhe çdo nevojë e papritur mund të rezultojë shumë e vështirë për t'u akomoduar”, ka thënë Geoff Blaber, analist i CCS Insight.
-
Mungesa e çipave detyron Audi-n që të përgjysmojë orarin e 10 mijë punëtorëve
-
Audi: Mungesa e çipave në industrinë e veturave në Gjermani do të zgjasë me vite
-
Volkswagen pret që mungesa e çipave të lehtësohet në gjysmën e dytë të 2022-tës
-
Toyota do ta ulë prodhimin për 40 për qind, shkaku i mungesës së çipave
-
Paralajmërohet krizë për shkak të mungesës së çipave në tri modelet kryesore të VW-së