Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi prezanton versionin hibrid të modelit A3

Audi ka prezantuar rivalin hibrid të Mercedes A250 dhe Skoda Octavias, modelin Audi A3 Sportbach 45 TFSI. Vetura është në dispozicion qysh tash me një çmim prej rreth 40 mijë eurosh.

Vetura hibride, me rrymë, merr fuqinë si Golf GTE i fundit i Volkswagenit. Ai ka motor 1.4-litërsh benzinë të kombinuar me një motor elektrik me 107 kuajfuqi. Bashkë prodhojnë 240 kuajfuqi. Është version më i fuqishëm se modeli 40TFSI e, që ka 201 kuajfuqi.

Vetura ka marsh automatik me gjashtë shpejtësi.

Sipas kompanisë, modeli i ri mund të përshpejtojë nga 0 në 100 kilometra për orë në vetëm 6.8 sekonda.