Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi paralajmëron gjashtë modele të reja RS

Foto: Motor1

Audi Sport ka pasur një vit të ngarkuar falë modeleve të saj “S”, por më e mira do të vijë së shpejti.

Departamenti “Sport” i Audit deri në fund të këtij viti është duke përgatitur në total gjashtë modele të reja në version RS. Po ashtu, ka publikuar një fotografi përmes së cilës po i paralajmëron këto modele të reja por aspak nuk është e vështirë të identifikohen këto modele të cilat do të mund t’i shohim së shpejti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

RS Q3 Sportback dhe RS Q3 janë në grupin e veturave të cilat ndajnë motorin e njëjtë benzinë 2.5-litër Turbo me kapacitet prej rreth 400 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Në mesin e tyre është edhe RS7 Sportback i cili mund të ketë motorin 4.0-litër V8 Bi-Turbo me 600 kuajfuqi, si dhe përmendet se modeli më i fuqishëm hibrid me kapacitet prej 700 kuajfuqi. Po ashtu, pritet edhe RS6 Avant i cili do të rivalizojë Mercedes AMG E63/E63 S Estate me të njëjtin motor.

SUV-i i avancuar pa dyshim do të jetë RS Q8 i cili është prezantuar si koncepti Q8 Sport në mars të vitit 2017 në panairin e veturave që është mbajtur në Gjenevë. Nuk do të jetë befasi nëse do të ketë sistemin e njëjtë të tërheqjes sikurse modelet RS6 dhe RS7.

Modeli i gjashtë do të mund të ishte RS4 Avant i ri-freskuar. Motori i tij 2.9-litër V6 Bi-Turbo do të duhej të ishte me kapacitet prej 444 kuajfuqi.

Panairi më i afërt që do të mbahet, në shtator, është ai i Frankfurtit dhe ndoshta Audi do ta shfrytëzojë këtë panair për prezantuar disa nga këto modelet e reja RS.