Auto

Audi në 2020-ën do të zbulojë një model edhe më të madh se Q8, i quajtur Q9

Modelet e Audisë tashmë mbulojnë një varg të gjerë të segmentit të tregut Premium të veturave, por sipas Auto Bildit, kjo kompani do të shtojë edhe 2 modele të reja gjatë këtij viti.

Audi do të shtojë një SUV edhe më të madh se Q8, i cili do të quhet Q9 e që do arrijë gjatë 2020-ës, si dhe një model krejtësisht të ri me katër dyer të TT-së, sipas “AutoBild”.

Q9-shi do të jetë më i madh, me tre radhë të ulëseve për të rivalizuar direkt BMW X7-shin e Mercedes-Benz GLS, transmeton Koha.net.

Audi Q9 RS super sportiv pritet të ketë rreth 592 kuajfuqi.

Thashethemet rreth Q9-shit ka vite që kanë filluar ndërsa Audia tashmë ka licencuar dhe ka marr të drejtat e këtij emri.

Megjithatë spekulimet sugjeronin se kjo kompani do të zbulojë një model të SUV-it në formë coupeje, si në foto, por që kjo ende mbetet e pa konfirmuar.

Sipas spekulimeve Audi do të zbulojë edhe një model të ri të TT-së, risia e të cilit do të jetë se është me katër dyer, e që pritet të zëvendësojë A3 Sportback e A5 Sportback deri në fund të 2021-ën.