Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi do të rikthejë A3 e-tron në version hibrid këtë vit

A3-shi i ri në version plug-in hibrid i Audit do të arrijë në treg këtë vit.

Prodhuesi gjerman prestigjioz i veturave, është duke u përgatitur për lansimin e parë tërësisht digjital në treg të familjes së re A3 dhe njëri nga versionet do të jetë e-tron plug-in hibrid, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Audi tashmë ka ofruar versionin plug-in hibrid dhe ai ishte A3 Sportback e-tron i cili është shfaqur në vitin 2014 dhe është tërhequr në vitin 2018.

Me gjeneratën e re të A3 Sportback (hatchback) dhe A3 Sedanit, po kthehet edhe versioni plug-in hibrid. Versioni i mëparshëm hibrid i A3-shit kishte baterinë prej 8.8 kWh e cila i mundësonte që vetëm me motorin elektrik të kalojë 26 kilometra.

Në Evropë, Audi tashmë ka filluar të pranojë porositë për A3-shin e ri dhe në sallonet pritet të arrijë gjatë kësaj vere. Po ashtu, edhe versioni plug-in hibrid do të arrijë këtë vit.