Aston Martin ka zbuluar modelin Aston Martin Vanquish Zagato Volante në vitin 2016 në panairin e veturave në Pebble Beaxh Concours D’Elegance dhe ka premtuar që do të prodhojë 99 ekzemplarë.
Por që atëherë, kjo kompani ka qenë e heshtur, megjithatë tani është spiunuar modeli që do të prodhohet, raporton motor1.
Vanquish Zagato Volante vjen i ngjyrosur me të zezë që shkëlqen e që thekson linjat e këtij modeli, transmeton koha.net.
Dizajni është i njëjti me Vanquish e tanishëm, por që ka disa tipare të reja që e bëjnë këtë veturë të duket edhe më bukur.
Vanzuish Zagato ka motorin 5.9 litërsh V12 i cili prodhon 592 kuaj fuqi, që bën që vetura shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.7 sekonda.
{gallery}
-
Volkswageni premton revolucion në modelin e frymëzuar nga Golf 4
-
Zbulohen pamjet e para të Golf 9
-
Ylli i Australisë dyshohet se doli pozitiv në testin për kokainë
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman