Aston Martin është duke përgatitur pasardhësin e modelit V8 Vantage, i cili tani është fotografuar më së miri deri më tani, para prezantimit i cili do të bëhet gjatë këtij viti.
Ky model i ri do të rivalizojë Porsche 911 e Jaguar F-Type, ndërsa ka një sasi të lehtë nga alumini e motor të ri V8 turbocharged, si dhe do të jetë vetura që do të përfitojë nga bashkëpunimi i parë i Aston Martinit me Daimlerin, transmeton koha.net.
Motorin Aston Martin V8 Vantage pritet ta ketë 4.0 litërsh, i cili prodhon 450 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për rreth 4 sekonda.
{gallery}