Aston Martini ka konfirmuar planet e tyre për modelin speedster të edicionit të limituar me dy dyer, i cili do të zbulohet gjatë 2020-ës.
Aston Martini V12 Speedster do të prodhohen vetëm 88 njësi, ndërsa do të jetë pa tavan e i inspiruar në modelin DBR1 i cili fitoi gatën Le Mans në vitit 1959, transmeton Koha.net.
I quajtur V12 Speedster, ashtu siç shihet në një skiç të publikuar nga vetë kompania, ky model do të jetë në formë të Jaguar Project 7 e McLaren Evras së ardhshëm.
Aston Martini është duke e mbajtur sekret dizajnin e tij, por thonë se forma e tij është e inspiruar në dy modele, atë fitues të Le Mansit, DBR1 si dhe konceptit CC100 Speedster të zbuluar në 2013-ën.
Aston Martini V12 Speedster do të ketë motorin më të ri të kësaj marke, 5.2 litërsh twin-turbocharged V12 i cili dërgon fuqinë në rrotat e pasme nëpërmjet 8 marsheve automatike.
Ende nuk janë zbuluar statistikat e performancave, por marka angleze premton rreth 690 kuaj fuqi.