Aston Martini do të zbulojë dy vetura të reja në ngjarjen “Pebble Beach Concours d'Elegance” këtë muaj.
Njëra pritet të jetë një version roadster i V12 Vantage të fundit dhe tjetra një veturë "ultra-ekskluzive" për të festuar 10-vjetorin e versionit Q.
Duke folur për veturën e parë, Aston Martin tha se do të jetë një model me performancë të lartë në një mënyrë të ngjashme me Aston Martin DBX 707, Aston Martin V12 Vantage dhe Aston Martin Valkyrie.
Nëse modeli është V12 Vantage Roadster, ai do të mbushte një boshllëk të rëndësishëm në gamën e Aston Martinit.
Të dyja makinat do të shfaqin identitetin e ri krijues të Aston Martinit, i cili përfshin ndryshime në logon e tij për herë të parë që nga viti 2003. Kompania tha se ka rregulluar imazhin e saj krijues në një përpjekje për të tërhequr një audiencë më të gjerë të tregut.