Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Aston Martin prezanton modelin e ri Vantage

Prodhuesi britanik i automjeteve super-sportive, Aston Martin, sapo ka nxjerrë modelin e fundit Vantage, që do të zëvendësojë modelin V8 Vantage, shkruan revista automobilistike “Autoplus.fr” në faqen e saj të internetit.

Ky do të jetë modeli i ri më bazik i kësaj marke. Një model bazik, por që performancat e tij tejkalojnë të gjitha modelet e tjera, deri tek Vanquish dhe të tjera si V12 Vantage S, transmeton atsh.

Ky Vantage i ri ka edhe një verison GTE për gara, që do të debutojë këtë fundjavë në garën e saj të parë të 1000 kilometrave në kampionatin WEC (World Endurance Championship).

Ky model është i pajisur me një motor 4.0-litër Turbo V8.

{gallery}