Me qëllim të shënimit të 50-vjetorit të modelit DB4 GT Zagato, Aston Martin dhe prodhuesi italian Zagato në vitin 2011 kanë prezantuar modelin sportiv të quajtur Aston Martin Vantage 12 Zagato, i cili për konsumatorët ishte në dispozicion nga mesi i 2012-s.
Atëkohë, çmimi i këtij modeli sportiv ishte 400,000 euro dhe se ishte thënë se do të prodhohej në seri të kufizuar prej 150 njësi.
Pothuajse një dekadë më vonë, Aston Martin Vantage V12 Zagato po kthehet në skenë për të shënuar 100-vjetorin e Zagatos, transmeton Koha.net. Modeli i ri, i ndërtuar me punëdore, quhet Aston Martin Vantage V12 Zagato Heritage Twins, i cili do të jetë në dispozicion në seri të kufizuar prej vetëm 38 njësive (19 në version Coupe dhe 19 në version Speedster).
{gallery}
Zagato këtë projekt e ka realizuar me kompaninë zvicerane AF Racing, i cili tradicionalisht partner motorsport me Aston Martinin, ku me këtë rast zviceranët kanë lansuar brendin e vetë R-Reforged.
Sa i përket motorit, Aston Martin Vantage V12 Zagato Heritage Twins vjen me motor 5.9-litër V12 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, si dhe me strukturë të bërë nga fibra të karbonit.
Edhe
Aston Martin për të festuar 100 vjetorin, zbulon një çift veturash që kushton 6.7 milionë euro
Gjithashtu, Vantage V12 Zagato i ri është i gjatë 4.4 metra, i gjerë 1.8 metra, boshtin e rrotave e ka 2.6 metra, si dhe vjen me set të rrotave prej 19-inç.
Çmimi i këtij modeli sportiv të ri nuk është zbuluar ende, por dërgesat e para pritet të fillojnë në tremujorin e katërt të këtij viti.