Audi RS3 në version Sedan standard ka kapacitet prej 400 kuajfuqi, ndërsa kompania e njohur ABT Sportsline motorin e tij 2.5-litër Turbo e ka përforcuar në 500 kuajfuqi.
Tani, ky RS3 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 300 km/h, transmeton Koha.net.
Ndryshime kanë pësuar edhe amortizatorët, frenat dhe sistemi i shkarkimit të gazrave nga çeliku (me tubat ngjyrë të zezë-krom), në dispozicion janë edhe rrotat prej 19 dhe 20-inç, si dhe interieri i tij tani përbëhet nga disa elemente nga fibra të karbonit, logon “ABT” në ulëset, etj.
{gallery}