Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

ABT ia shton 100 kuajfuqi Audi RS3 Sportbackut

Ndërsa Audi RS3 standard është me kapacitet prej 400 kuajfuqi, kompania e njohur gjermane ABT Sportsline motorin e këtij modeli 2.5-litër Turbo e ja përforcuar në 500 kuajfuqi.

Tani, me motor të përforcuar ky RS3 Sportback shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda dhe atë maksimale deri në 300 km/h, transmeton Koha.net.

ABT Sportsline për këtë Audi RS3 Sportback ka zgjedhur edhe amortizatorët e rinj, frenat më të forta, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga çeliku (me gypa me ngjyrë të zezë-krom), set të rrotave prej 19 dhe 20-inç, si dhe një paketë për aerodinamikën dhe interierin i cili përbëhet nga disa elemente nga fibra të karbonit dhe logon “ABT” në mbajtëset e kokës te ulëset.

{gallery}