Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, do ta mbyllë fabrikën e saj në Shën Petersburg të Rusisë, shkroi Automotive News të dielën.
Siç raportohen, fabrika e Toyotas në Rusi mund të shitet, mes mungesës së komponentëve dhe materialeve kryesore pas pushtimit rus të Ukrainës.
Prodhuesi i automjeteve pezulloi prodhimin në fabrikë në mars pas pushtimit rus të Ukrainës. Kompania gjithashtu ndaloi importet e automjeteve në Rusi.
Toyota tha të premten se gjatë gjashtë muajve të fundit e ka mbajtur fabrikën gati për të rifilluar prodhimin nëse rrethanat e lejojnë, por tani nuk sheh asnjë tregues se mund të rifillojë prodhimin në të ardhmen.
Fabrika ka një kapacitet prej 100,000 njësi në vit. Ajo prodhoi për tregun rus me eksporte në Bjellorusi, Kazakistan dhe Armeni.
Prodhuesi i automjeteve tha se do të mbajë një organizatë të ristrukturuar në Rusi për të ofruar shërbime për klientët ekzistues të Toyotas dhe Lexus.
“Punonjësve do t'u ofrohet ndihmë për ripunësim, rikualifikim dhe mirëqenie, përveç mbështetjes financiare mbi kërkesat ligjore”, tha Toyota.
Toyota aktualisht punëson 2,350 njerëz në Rusi. Rreth 1,900 punojnë në fabrikën e Shën Petersburgut dhe rreth 450 janë të punësuar në Moskë për të mbikëqyrur operacionet e marketingut, shitjeve dhe financave.