Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Washingtoni do të ndalojë shitjet e veturave me gaz

Washingtoni do të ndjekë Kaliforninë që të ndalojë shitjen e automjeteve të reja me gaz deri në vitin 2035, tha guvernatori Jay Inslee, raportoi BBC të shtunën.

Rregullatorët e Kalifornisë e çuan përpara një plan historik për të hequr gradualisht shitjen e veturave me gaz gjatë 13 viteve të ardhshme në tregun më të madh të automjeteve në SHBA, raportoi The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Politika e re kërkon që 100% e veturave të reja që shiten në vend të furnizohen me energji elektrike ose hidrogjen deri në vitin 2035.

Afër 20% e regjistrimeve të reja të automjeteve në Washington në korrik ishin elektrike ose hibride. Në total, 104,000 vetura elektrike janë të regjistruara aty.

Vende të tjera po ashtu kanë thënë se do të ndjekin të njëjtin shembull.

Kjo politikë shënon hap të rëndësishëm në Kaliforni për të reduktuar emetimet dhe për të luftuar emergjencat klimatike.