Vendimi i Bashkimit Evropian për ndalimin e shitjes së veturave të reja me benzinë dhe naftë në vitin 2035 është mirëpritur në disa vende, ndërsa në disa të tjera nuk janë dakord me të, që do të thotë se duan ta sfidojnë në çfarëdo mënyre, shkruan Autoblog.
Polonia do të shkojë në gjykatë ku do të përpiqet ta kundërshtojë këtë vendim. Qeveria polake njoftoi se do të apelojë rregulloret në gjykatën më të lartë të BE-së në ditët në vijim.
Polonia nuk pajtohet me këtë pjesë dhe me fusha të tjera të programit të BE-së për mbrojtjen e klimës. Sipas vendimit të BE-së, veturat e reja nuk duhet të lëshojnë më CO2 nga viti 2035. Nga viti 2030, ato duhet të jenë 55 për qind nën nivelin e emetimeve të vitit 2021.
Qeveria gjermane ka vendosur që veturat e reja me motorë me djegie të brendshme mund të regjistrohen nëse ato funksionojnë ekskluzivisht me të ashtuquajturat e-karburantet.
Polonia është gjithashtu e shqetësuar për çmimin dhe disponueshmërinë e veturave elektrike për qytetarët e zakonshëm.
-
Nga viti 2035 veturat e reja që do të shiten brenda BE-së do të kenë zero emetim
-
BE-ja shtyn vendimin e rëndësishëm për veturat
-
BE-ja ndalon shitjen e veturave me naftë nga viti 2035
-
Gjermania ndryshon qëndrim për veturat elektrike
-
BE-ja mund të dështojë në kalimin në veturat elektrike nga viti 2035