Është shtyrë votimi i vendeve të Bashkimit Evropian për ligjin për ndalimin e shitjes së veturave me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035, pasi Gjermania dhe Italia janë kundër një zgjidhjeje të tillë.
Siç shkruan Reuters, meqenëse nuk është caktuar një datë e re për votimin e nismës, një zëdhënës i qeverisë suedeze që kryeson BE-në ka thënë se ambasadorët e vendeve anëtare do t'i kthehen temës “në një kohë të parashikueshme”.
Kujtojmë se pas disa muaj negociatash, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian ranë dakord për një ligj që do të kërkonte që të gjitha vetura e reja të shitura në BE nga viti 2035 të kenë zero emetim të dioksidit të karbonit.
Kritikat për një zgjidhje të tillë ligjore erdhën fillimisht nga Gjermania, pas së cilës edhe Italia u rebelua kundër ligjit, pasi nga dy vende me industri të fuqishme automobilistike, mendojnë se afati i caktuar është tepër ambicioz dhe i parakohshëm.
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj
-
BE-ja mund t'ua mohojë shteteve të reja anëtare të drejtën e vetos
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
Gjermania do të ulë taksën për naftën dhe benzinën për dy muaj
-
BE-ja shtyn propozimin e 15 prillit për të ndaluar përgjithmonë importet e naftës ruse