Nëse Bashkimi Evropian ndalon regjistrimin e automjeteve të reja me motorë benzinë ose naftë në territorin e tij, prodhuesit në Evropë dhe Gjermani do të ndalojnë zhvillimin e tyre.
“Prandaj, kemi vendosur që ne në qeveri të mos e mbështesim këtë draft”, kishte thënë ministri i Financave, Christian Lindner në Ditën e Industrisë në Berlin, duke shtuar se teknologjia e hapur është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së tregut.
Megjithatë, ministri gjerman i Mjedisit ka njoftuar të martën se Berlini mbështet planet e BE-së për të ndaluar shitjen e veturave me benzinë dhe naftë nga viti 2035.
“Nëse kjo paketë e ligjeve përfshin atë që ka treguar Komisioni Evropian, e ajo është ndalimi i shitjes së veturave të reja që lëshojnë dioksid karboni nga viti 2035, atëherë ne do ta mbështesim këtë vendim”, shtoi Stefi Lemke.
Italia, Portugalia, Sllovakia, Bullgaria dhe Rumania e kundërshtojnë vendimin. Ideja e tyre është të zgjasin shitjen e veturave me motorë SUS deri në vitin 2040.
-
Gjermania refuzon planin e BE-së për ndalimin e veturave me lëndë djegëse fosile nga 2035-ta
-
BE-ja mund të dështojë në kalimin në veturat elektrike nga viti 2035
-
Veturat “mollë sherri”, Polonia përgatitet ta padisë BE-në
-
Nga viti 2035 veturat e reja që do të shiten brenda BE-së do të kenë zero emetim
-
BE-ja shtyn vendimin e rëndësishëm për veturat