Kina ka filluar të hartojë rregulla për përdorimin e automjeteve vetë-drejtuese për transportin publik, ka njoftuar Ministria e Transportit e këtij vendi, shkroi të hënën Reuters.
Kjo ministri do të inkurajojë përdorimin e këtyre automjeteve si taksi në mënyrë që të kontrollohen më lehtë në situata të trafikut jo të rënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Menaxhimi i transportit me automjete vetë-drejtuese duhet t'u përmbahet parimeve me prioritet sigurinë”, thuhet në rregulloren e hartuar nga Ministria e Transportit.
Kina dhe SHBA-ja janë në një garë për të komercializuar drejtimin autonom, nga teknologjitë më të avancuara në sensorë dhe harta deri te rregulloret që balancojnë sigurinë.
Shtetet e SHBA-së si Arizona kanë lejuar disa kompani të kamionëve të operojnë pa shofer njerëz, ndërsa California miratoi njësinë robotaksi të General Motor Cruise LLC në qershor për të filluar tarifimin e pasagjerëve për udhëtimet pa shofer.
Në Kinë, Pekini, Shanghai dhe Shenzhen kanë lejuar gjithashtu operacione robotaksi nga disa kompani.