Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kina harton rregulla për sigurinë e aplikacioneve që ndikojnë në opinionin publik

Foto: Flickr

Foto: Ilustrim

Organi rregullator kibernetik i Kinës, lëshoi të mërkurën projekt-rregullore që rregullon aplikacionet celulare, duke përfshirë një kërkesë për rishikime të sigurisë së aplikacioneve, funksionet e të cilave mund të ndikojnë në opinionin publik.

Rregulloret e propozuara janë pjesë e një fushate të drejtuar nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës e vitit të kaluar, për të rritur mbikëqyrjen e kompanive të teknologjisë së vendit.

Publiku është ftuar të japë komente mbi projektrregullat deri më 20 janar.

Propozimet do të kërkojnë që ofruesit e aplikacioneve të kryejnë një vlerësim sigurie përpara se të lansojnë “teknologji të reja, aplikacione të reja dhe funksione të reja” të afta për të ndikuar në opinionin ose për të mobilizuar publikun.

CAC nuk ka specifikuar ndonjë aplikacion specifik ose nuk ka përshkruar procesin e vlerësimit të sigurisë, përveçse thotë se duhet të kryhet në përputhje me rregulloret kombëtare.

Edhe Inteligjenca amerikane alarmon për spiunimin e Kinës përmes TikTokut Tech Inteligjenca amerikane alarmon për spiunimin e Kinës përmes TikTokut

Rregullat e propozuara do të zbatohen për “prodhimin e tekstit, figurës, zërit, videove dhe informacioneve të tjera”, si dhe për mesazhet e menjëhershme, shpërndarjen e lajmeve, komunitetet e forumit, transmetimin e drejtpërdrejtë dhe tregtinë elektronike, tha rregullatori.

Rregullatori shtoi se ofruesit e aplikacioneve celulare nuk duhet të kryejnë aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare ose detyrojnë përdoruesit të ndajnë informacione personale jo thelbësore.

“Aplikacionet e lajmeve duhet të marrin licenca që japin leje për të publikuar lajme”, tha ai.

Gjatë vitit të kaluar, autoritetet kineze kanë shtrënguar rregulloret në një sërë industrish, duke filluar nga lojërat e fatit te pasuritë e paluajtshme e deri te arsimi, raporton Ruters.

Edhe Apple ia plotëson dëshirën qeverisë kineze, por ua vështirëson punën përdoruesve Tech Apple ia plotëson dëshirën qeverisë kineze, por ua vështirëson punën përdoruesve

CAC ka udhëhequr një sërë nismash që synojnë sektorin e teknologjisë së vendit.

Të martën, CAC njoftoi se do të zbatonte dy rregulla të reja. Një rregull kërkon që kompanitë e platformës me mbi 1 milion përdorues t'i nënshtrohen vlerësimeve të sigurisë përpara se të listohen jashtë shtetit, gjë që do të hyjë në fuqi në shkurt. Rregulli tjetër rregullon përdorimin e algoritmeve të rekomandimit nga kompanitë, të cilat do të hyjnë në fuqi në mars.