Auto

Një kamion ushtarak i shndërruar në “shtëpi me rrota”

Është një kamion Stewart & Stevenson M1087 FMTV, prodhim i vitit 1997, u shndërrua nga një automjet ushtarak në një shtëpi me rrota, por ruajti pamjen e tij “të fortë”.

Pronari aktual e bleu kamionin në vitin 2018 dhe menjëherë filloi procesin e transformimit. Por tash ka vendosur ta shesë dhe shtëpia “Cars and Bid” e ka nxjerr në ankand.

Kamioni, që ishte një qendër e lëvizshme e komandës ushtarake, u shndërrua në një hapësirë ​​banimi komode me kuzhinë, banjë, pajisje dhe një shtrat të madh. Nuk është bërë e ditur se cilës ushtri i ka takuar.

Kamioni fuqizohet nga një motor me naftë 6.6 litra, Caterpillar, me 6 cilindra e 290 kuaj fuqi. Ka 7 shpejtësi.

Pronari instaloi një rezervuar uji, një ngrohës dhe një sistem pastrimi të ujit. Ngrohja e brendshme bëhet duke përdorur të njëjtin ngrohës nga industria ushtarake që është komponenti origjinal i kamionit ushtarak, ndërsa për ftohje është instaluar një mini-kondicioner LG. Kuzhina është kryesisht prej çeliku inox.

Ka edhe një frigorifer të madh.

Pronari ka bërë instalim elektrik krejtësisht të ri me kontrollues dhe inverterë diellorë. Wi-Fi është gjithashtu i disponueshëm dhe ka një përforcues sinjali “WeBoost”. \klix

{gallery}