Huracan STO është top-vetura e brendit të famshëm të veturave, Lamborghini. Ai zëvendëson modelin Huracan Performante, si modeli për gara në rrugë.
Super Trofeo Omologata është versioni i shpejtë që ofron përditësime të mëdha nga modeli standard. Një video e publikuar së fundmi nga kanali “Motorsport Magazine” në YouTube ka dëshmuar shpejtësinë marramendëse të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVideo është e shkurtër sepse Huracani është tepër i shpejtë.
Ai arrin përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm tre sekonda, ndërsa shpejtësinë 200km/orë e arrin për vetëm 8.9 sekonda.
Vetura është kaq e shpejt për shkak se përditësimet nga modeli standard kanë të bëjnë më së shumti me reduktim të peshës. Vetura peshon vetëm 1339 kilogramë.
STO ka motor 5.2-litërsh me 630 kuajfuqi.
Shitjet kanë nisur sivjet, ndërsa ai kushton rreth 330 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.