David Beckham është ambasadori i ri i markës luksoze të veturave, Maserati.
45-vjeçari është shfaqur duke kryer manovra të guximshme në një video-klip emocionues me një Maserati Levante Trofeo në një autostradë në Miami.
I veshur me një këmishë me lule, ylli i futbollit shfaqet i buzëqeshur me superveturën, në video-klipin e prodhuar nga kompania e tij, Studio 99.
“Ka disa standarde që mbajnë italianët, dizajni klasik, pjesa e brendshme, pjesa e jashtme, gjithçka në lidhje me këtë veturë është italiane. Unë besoj se do të punoj ngushtë me kompaninë në një kohë kaq të rëndësishme në historinë e tyre dhe të vazhdoj rritjen e tyre në një shkallë globale”, ka thënë ish-futbollisti anglez. \ a2news
Artikuj të ngjashëm
-
David Beckham nderohet me titullin “Sir” nga Mbreti Charles
-
Dakota Johnson e lumtur që është fytyra e re e brendit “Valentino”
-
David Beckham nis fushatë globale bamirësie me UNICEF për vajzat në nevojë
-
David e Victoria Beckham festojnë 25-vjetorin e martesës me veshjet e pazakonta të dasmës
-
David Beckham i quan fëmijët e tij “arritja më e madhe në jetë”