Kompania e automobilave, Ford, ka bërë të ditur të do të tërheqë nga tregu 3 milionë vetura për shkak të defektit të paraqitur tek ‘air bagët’ e tyre.
Kjo tërheqje pritet t’i kushtojë kompanisë amerikane një kosto prej 610 milionë dollarësh, shkruan Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdministrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë urdhëroi të martën Fordin të shqyrtojë tërheqjen për shkak të këputjes së balonave “air bag” duke refuzuar kështu peticionin e vitit 2017 të prodhuesit të automjeteve për ta shmangur këtë.
Defekti i paraqitur, në instanca të rralla çon deri tek këputja e ‘air bagëve’ dhe gjuajtja e copave vdekjeprurëse të metaleve duke nxitur kështu tërheqjen më të madhe të automjeteve në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tërheqja përfshin modelet nga viti 2006 deri më 2012: Ranger, Fusion, Edge, Lincoln, Mercury Milan.