Zbulohet Volkswagen Golf 8

Zbulohet Volkswagen Golf 8

10 October 2019 11:09

Volkswageni Golf Mk8 i ri është zbuluar në një seri skicash zyrtare.

Para debutimit zyrtar që do të jetë me 24 tetor, VW thotë se Golfi i ri do të jetë “liderë trendi” kur të dal në shitje në dhjetor, transmeton koha.net.

Skicat zyrtare kanë zbuluar se Golfi i ri do të jetë më i madh e fal kësaj do të ketë hapësirë më shumë për pasagjerët.

Skicat e kabinës zbulojnë se interieri i Golfit do të ketë një ndryshim drastik në dizajn, që nga tabela e instrumenteve, ekranit e deri te timoni.

Shefi i Volkswagenit, Herbert Diess gjithashtu ka pohuar se Golfi i ri do të jetë “i lidhur 24/7”, duke sugjeruar se ka një sistem të ri të teknologjisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme