Auto

Nissan zbulon “veturën e lezetshme” për qytet me dizajn të së ardhmes

Kompania e njohur japoneze e veturave, Nissan, për panairin e sivjetmë në Tokio ka konfirmuar premierën e konceptit IMk, të cilin e quan “veturë e lezetshme qyteti” tërësisht elektrike.

Te koncepti IMk është aplikuar dizajni i ri i së ardhmes i Nissanit dhe vjen me eksterier me ngjyrë bakri e me disa detaje nga argjendi në karroceri, transmeton Koha.net.

Sa i përket interierit, Nissan për këtë koncept ka zgjedhur pëlhurë me ngjyrë gri, disa pjesë nga druri, ndriçim ambiental, tepihët me ngjyrë të kafenjtë, ekranin qendror të ndjeshëm në prekje si dhe disa ekrane holografike të cilat i ofrojnë informacione shoferit.

{gallery}

Gjithashtu, në Nissan thuhet se IMk është një veturë e vogël EV (tërësisht elektrike) moderne, e cila ofron një pamje të pastër me teknologjinë që posedon.

Nuk është zbuluar sa i përket detajeve në lidhje me performancën e motorit elektrik, por thuhet se IMk është e pajisur me teknologjinë më të re “ProPilot” që e ndihmon shoferin si dhe ofron mundësi për lidhje.

Gjithashtu, koncepti IMk vjen edhe me teknologjinë “Invisible-toInvisible” e cila përcjell mjedisin e menjëhershëm të veturës dhe parashikon se çfarë ka para veturës dhe madje pas një ndërtese ose një qosheje.