Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Befason Sony, prezanton veturën e saj elektrike që ka 33 sensorë

Sony, kompania japoneze e teknologjisë e cila është e njohur për konzolat e saj PlayStation për video-lojëra dhe televizionet me teknologji të fundit, ka befasuar publikun e panairit të teknologjisë CES 2020, duke zbuluar prototipin e veturës së saj elektrike - Vision S.

Prototipi Vision S ka 33 sensorë të cilat monitorojnë eksterierin dhe interierin e veturës, si dhe një ekran shumë të gjerë i cili do të përdoret për qëllime të argëtimit dhe informimit, raporton mediumi britanik “Telegraph”.

Kreu ekzekutiv i Sonyt, Kenichiro Yoshida, thotë se veturat do të përcaktohen si një “hapësirë e re argëtuese”.

“Për të thelluar kuptimin tonë të veturave sa i përket dizajnit dhe teknologjive, ne i dhamë një formë vizionin tonë”, ka thënë Yoshida në konferencë në Las Vegas, transmeton Koha.net. “Ky prototip shpreh angazhimin tonë për të ardhmen e mobilitetit dhe përmban një sërë teknologjish të Sonyt”, shtoi ai.

{gallery}

Edhe Sony hyn në tregun e veturave elektrike, prezantoi një SUV të ri Auto Sony hyn në tregun e veturave elektrike, prezantoi një SUV të ri

Sony Vision S, po ashtu, vjen me veçorinë “360 reality audio” për të cilën Yoshida thotë se përdoruesve do t’i japë një “përvojë tredimensionale”.

Ky prototip i Sonyt vjen me platformën më të re elektrike për vetura, e cila mund të aplikohet edhe te veturat tjera të tilla si SUV-ët. Po ashtu, Sony tregoi se kjo platformë e re është ndërtuar nga kompania Magna dhe vetura do të ketë mundësinë që të përditësohet vazhdimisht përmes lidhjes “cloud”.

Gjithashtu, Sony ka treguar se në këtë projekt partner i gjigantët si Bosch, Continental (kompaninë për goma), si dhe Qualcommi – prodhuesi i njohur i procesorëve.

Gjiganti japonez i teknologjisë, po ashtu, me këtë rast ka zbuluar edhe logon e re për konzonlën PlayStation 5 dhe ka thënë se do të lansohet në Krishtlindjet e këtij viti.

Edhe “Afeela” do të quhet vetura elektrike e krijuar nga Sony dhe Honda Auto “Afeela” do të quhet vetura elektrike e krijuar nga Sony dhe Honda

Lexoni edhe: 

Mercedesi zbulon konceptin e së ardhmes të frymëzuar nga filmi “Avatar” [foto/video]


Nuk ka zbuluar se si do të duket konzola e re, por Sony ka thënë se do të ketë grafikën me rezolucion prej 8K.

Sony, po ashtu, ka zbuluar se ka shitur më shumë se pesë milionë pajisjet PlayStation VR që nga lansimi i tyre në vitin 2016.