Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

“Afeela” do të quhet vetura elektrike e krijuar nga Sony dhe Honda

Sony dhe Honda, të cilat shpallën një sipërmarrje të përbashkët vitin e kaluar për të zhvilluar dhe ndërtuar vetura elektrike, kanë zbuluar emrin e markës së tyre të re të veturave. Ajo do të quhet Afeela.

Në një prezantim gjatë ”Consumer Electronics Shoë”, shefi ekzekutiv i Sony Honda Mobility, Yasuhide Mizuno zbuloi një prototip të veturës së parë të kompanisë, e cila dukej si një sedan i madhësisë së mesme, por ai zbuloi pak detaje rreth saj.

Vetura do të jetë e disponueshme për ta porositur dhe madje blerë në vitin 2025, tha ai, por dërgesat e para të saj nuk do të bëhen në Amerikën e Veriut deri në vitin 2026.

Vetura do të ndërtohet në një nga fabrikat e Hondas.

“Në qendër të kësaj përvoje të lëvizshmërisë është fjala ‘ndjej’”, tha Mizuno, duke shpjeguar se fokusi do të jetë në ndjeshmërinë dhe ndërveprimin me njerëzit.

Edhe Sony dhe Honda bashkojnë forcat për të shitur vetura elektrike nga viti 2025 Auto Sony dhe Honda bashkojnë forcat për të shitur vetura elektrike nga viti 2025

Automjeti do të ketë sisteme sigurie dhe asistence për shoferin nga Honda, së bashku me veçori ndërvepruese nga Sony.

{gallery}