Prodhuesi i automjeteve, Toyota, ka nxjerrë në treg të enjten veturën e parë elektrike të prodhuar me shumicë në Japoni e që do do të lëshohet vetëm për qira, raportoi Reuters.
Modelet hibride benzino-elektrike mbeten shumë më të njohura në tregun vendas të Toyota-s sesa automjetet elektrike të cilat përbëjnë vetëm 1 për qind të veturave që janë shitur në Japoni vitin e kaluar, sipas të dhënave të industrisë.
Megjithatë, tregu po rritet me shpejtësi dhe prodhuesit e huaj të automjeteve, duke përfshirë Teslan, po depërtojnë dukshëm në rrugët e qyteteve si Tokio.
Sipas analistit, Christopher Richter, Toyota mund të rrezikojë të humbasë pjesën e tregut duke u fokusuar në një model të qiradhënies dhe jo në blerje.
"Është një strategji që nuk më pëlqen aq shumë. Kjo sinjalizon që Toyota po e merr tregun vendas pak si të mirëqenë”, ka thënë ai.
Edhe
Shefi i Toyotas “i pashpresë” për veturat elektrike
Toyota ka thënë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar se do të investonte 62 miliardë dollarë për ta kaluar prodhimin e saj në modelin elektrik deri në vitin 2030.
Kjo kompani japoneze ka qenë pioniere e hibridit rreth më shumë se dy dekada më parë.