Honda Motor Co, do të bashkohet me gjigantin japonez të elektronikës Sony Corp., në një sipërmarrje të re të përbashkët për të zhvilluar dhe shitur vetura elektrike.
Sipas memorandumit të mirëkuptimit, të shpallur më 4 mars nga Honda dhe Sony, kompanitë do të formojnë një kompani të re këtë vit, për të krijuar dhe komercializuar bateritë elektrike "me vlerë të lartë të shtuar".
Honda dhe Sony duan që kompania e re, ende pa emër, të nisë shitjet në vitin 2025. Një zëdhënëse e Honda ka thënë se kompania e re do të shesë automjetet e saj në SHBA, Japoni dhe Evropë, por shtoi se vendet e prodhimit janë ende në shqyrtim.
Ndërkohë, themeluesi i Hondas, Toshihiro Mibe ka thënë se sipërmarrja fillestare pritet të jetë e vogël. Por ai ka shtuar se lidhja me një kompani teknologjike ishte vendimtare për inovacionin e biznesit.
"Kjo është ndoshta një qasje e paprecedentë”, ka thënë Mibe në konferencën për shtyp të mbajtur me themeluesin e Sony, Kenichiro Yoshida.
"Ishte kaq e vështirë për të bërë një hap të guximshëm. Por përmes kësaj sipërmarrjeje të re të përbashkët, ne mund të krijojmë vlera të reja, të papritura, duke stimuluar strategjinë e Honda. Është si një reaksion kimik, duke kombinuar Hondan dhe Sonyn”, ka thënë ai.
Edhe
Sony dhe Honda bashkojnë forcat për të shitur vetura elektrike nga viti 2025
Ndërkaq, themeluesi i Sonyt , Kenichiro Yoshida, ka thënë se teknologjia e re e lëvizshmërisë do të jetë "megatrendi" i dekadës së ardhshme, ashtu siç ishte ardhja e telefonave inteligjentë gjatë 10 viteve të fundit.
"Duke shkuar përpara, lëvizshmëria do të bëhet gjithnjë e më e ngjashme me sektorin celular, si nga këndvështrimi i teknologjisë, ashtu edhe nga modeli i biznesit”, ka thënë Yoshida.