Prodhuesi japonez i veturave “Honda” planifikon t’i shpenzojë 64 miliardë dollarë në hulumtim dhe zhvillim, në 10 vitet e ardhshme, në përpjekje për të lansuar më shumë se 30 modele të veturave elektrike deri në vitin 2030, raportoi Reuters të martën.
Synimi u bë i ditur nga kompania gjatë një prezantimi të martën, ku u shënua përpjekja e prodhuesit për t’u ngritur në tregun e veturave elektrike.
Prodhuesit japonez të veturave kanë rrezikuar që të mbesin në treg prapa prurjeve të reja si Tesla, e po ashtu edhe rivalëve tradicionalë evropianë e amerikanë.
Honda po ashtu ka njoftuar se numri total i veturave elektrike që planifikon t’i prodhojë deri në vitin 2030 është 2 milionë.
Artikuj të ngjashëm
-
Honda do të ulë prodhimin e automjeteve elektrike
-
Prodhuesit me fokus të plotë kah veturat elektrike, 1.2 trilionë dollarë investime deri më 2030
-
Sony dhe Honda bashkojnë forcat për të shitur vetura elektrike nga viti 2025
-
Honda thotë se ka më pak klientë për automjetet elektrike sesa mendojnë njerëzit
-
Toyota do të prodhojë 30 modele të veturave elektrike për tetë vjet