Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW së shpejti do të prezantojë konceptin e ri të së ardhmes - Vision M NEXT

Foto: Motor1

Kompania gjermane prestigjioze e veturave, BMW, gjatë vjetëve të fundit ka prezantuar një numër të koncepteve “Vision” të cilat i ka krijuar për të treguar dizajnin dhe teknologjinë e së ardhmes së kësaj marke, siç është për shembull koncepti Vision iNEXT i cili tregon vozitjen autonome dhe mobilitetin elektrik të së ardhmes.

Më i fundit në serinë “Vision” është paralajmëruar sot dhe ai quhet BMW Vision M NEXT, transmeton Koha.net.

{gallery}

BMW, për paralajmërimin e këtij koncepti të ri ka angazhuar artistin Thomas Demand i cili është autor i këtyre fotografive të publikuara.

Aktualisht, detajet konkrete për këtë koncept të ri të së ardhmes nuk ka, por thuhet se BMW Vision M NEXT tregon se si teknologjia e avancuar automobilistike mund të rrisë kënaqësinë gjatë vozitjes.

Detajet më të hollësishme pritet t’i kuptojmë kur divizioni “M” i BMW-së do ta prezantojë këtë koncept më 25 qershor në Munih.