Kompania gjermane e veturave, BMW, synon që të prodhojë katër SUV elektrike krejtësisht të reja. Bëhet fjalë për modelet iX6, iX7, iX8 dhe iX9, shkruan AutoExpress.
Këto modele u shfaqën për herë të parë pesë vjet më parë, por përpara se elektrifikimi të dilte në industri. BMW-ja ka intensifikuar zhvillimin e gamës së saj të SUV-ve elektrike.
Të gjitha modelet e përmendura janë më të mëdha se modeli iX3, dhe iX6 është ndoshta një automjet me përmasa mesatare, ndërsa të tjerët i përkasin segmentit të madhësisë së plotë. Megjithatë, ndërsa iX6 dhe iX7 pritet të duken të ngjashme, është më pak e qartë se çfarë forme do të kenë iX8 dhe iX9.
iX6 pritet të dalë në shitje nga prilli i vitit 2027. Ndërsa nga gushti i 2027, pritet të jetë në dispozicion edhe iX7.
Për iX8 dhe iX9 nuk ka informacione se kur mund të jenë gati për të dalë në treg.